Lajmet e fundit
Hatije Ismaili, gjinekologe shqiptare e vlerësuar si mjekja dhe gjinekologia më e mirë në Slloveni, ka rrëfyer përvojën e saj gjatë viteve të shkollimit në Prishtinë, ku përjetoi nga afër periudhën e helmimeve të nxënësve në Kosovë.
Ismaili, e cila është nga Maqedonia e Veriut, u dërgua nga prindërit në Prishtinë për të ndjekur shkollimin në gjuhën shqipe.
Ajo tregoi në emisionin “Kosova Today”, se në atë kohë, si vajzë e re, u përball me një periudhë të vështirë të Kosovës dhe se nga afër i pa pasojat e helmimeve nëpër shkolla.
“Erdha për të mësuar, për të marrë dije. Hasa në kohë të vështira ku prej afër i pashë vështirësitë që ndodheshin ato vite, sidomos helmimet nëpër shkolla. Nxënësit ashtu që mbeti një kujtim i pashlyer për mua, një eksperiencë që nuk mund të harrohet”, rrëfeu Ismaili në Klan Kosova.
Ajo tha se krahas dhimbjes, kishte parë edhe qëndresën e popullit të Kosovës për të drejtat dhe gjuhën shqipe.
Më vonë, Ismaili vazhdoi studimet e mjekësisë në Kroaci dhe u vendos në Slloveni, ku u specializua në gjinekologji dhe obstetrikë. Në vitin 2020, ajo u nderua me titullin mjekja dhe gjinekologia më e mirë në Slloveni.
Ndiqni rrëfimin e plotë: