20:11, 5 Mars 2016

Për Atifete Jahjagën ky pesë mars është i fundit që ajo parakalon para ushtarëve si presidente vendi.

E për të fundit herë të shtunën, Atifete Jahjages iu raportua edhe nga një gjeneral në kazermën Adem Jashari në Prishtinë.

Kjo për faktin se ajo pas një muaji pozitën e të parit të vendit do ia lë pasuesit të saj, Hashim Thaçit.

Pikërisht ky i fundit, u pa goxha në disponim këtë të shtunë kur mori pjesë në manifestimin për nder të 18 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ai bile për as një moment nuk i ndali muhabetet me ish shefin e tij në qeveri Isa Mustafën, njofton Klan Kosova.

Atifete Jahjaga kërkoi që në këtë ditë, për nder edhe të atyre që flijuan jetën, të gjallët duhet të lënë anash inatet.

Jahjaga kujtoi se ka ardhur koha që FSK të shndërrohet në forcë të armatosur.

Kronikë nga Arbresha Shpati.

Konkurs Pune

Lexo më shumë