Episodi i ri i serialit "Doktori i Mrekullive", ja çka do të ndodhë

Episodi i ri i serialit “Doktori i Mrekullive”, ja çka do të ndodhë

NULL NULL
6 days më parë

Episodi i sotëm i “Doktori i Mrekullive” fillon me vazhdimin e operacionit për lindjen e pasagjerës në aeroplan.

Janë turbulencat ato që vazhdimishit po i pengojnë Fermanin dhe Nazël që ta përfundojnë këtë ndërhyrje. Të njëjtat probleme janë edhe tek ndërhyrja që po e bën Aliu tek koka e Ahmetit.

Ezo ka filluar të mos ndihet mirë më, ajo po frikësohet se nuk do të zbresin nga aeroplani, pasi ndjenjat e frikës e kaplojnë Ezon i tregon Aliut se ajo është bipolare.

Pacientja e cila po lind në aeroplan ka një lutje për Nazël, në rast se asaj i ndodh diçka, bebja le ta takon gjyshin e saj.

Lindja e gruas shtatzënë në aeroplan rezultoi e suksesshme, nëna dhe foshnja janë shëndoshë e mirë. Ajo merr në krahrorin e saj foshnjën e posalindur dhe është shumë e lumtur.

Si gjithmonë, Ali është përplotë ide andaj gjendja e Ahmetit po fillon që të përmisohet ngadalë, por Ezo ende është e strukur në qoshe dhe nuk po ndihet mirë.

Asistent piloti bashkë me Fermanin e Aliun shkojnë tek pilotja e aeoplanit, por pilotja fatkeqësisht ishte pa vetëdije, ndërsa aeroplani po funksiononte me pilot automatik.

Në ndërkohë operacioni i Dorukut dhe Demirit po vazhdon, ata kanë nevojë për pak ndihmë dhe në vend të Tanxhus motër Silvi ka thirrur Doktor Adilin.

Fatmirësisht Demir arriti që ta largoj hekurin e gjatë nga këmba e pacientit, në ndërkohë konstruksionet e Doktor Adilit po vazhdojnë deri në procedurat finale të operacionit.

Pilotja dhe asistent piloti janë pa vetëdije dhe meqë avioni ka mbetur me pilot automatik një zgjidhje duhet të bëhet, fatmirësishit djaloshi stjuardez që ndihmoi edhe përgjatë operacioneve dinte të drejtonte aeroplanin.

Ferman i kërkon Aliut që ta ndihmoj stjuardezin për ta vozitur aeroplanin, por atë e kap panika, meqë një zgjidhje patjeter duhet të gjendet andaj Ferman vendosi që të tentojnë për ta shëruar pilotën e alivanosur.

Ferman po kërkon nga Aliu që të jetë funksional dhe të gjej ndonjë ide që mund të inplementohet për shërimin e pilotës dhe ai fatmirësisht e gjen një zgjidhje shëruse.

Nazël ende nuk po ndihet mirë, ajo shkoi u ul afër Ezos dhe po qan me frikën se avionic mund të mos zbres në tokë.

Turbulencat nuk po ndalen dhe të gjithë pasagjerët janë të frikësuar për jetën e tyre, ndër ta edhe Ferman bashkë me Aliun, ata në këto momente po i kujtojnë më të dashurit e tyre me frikën se ndoshta nuk do t`i shohin më.

Pas tërë këtyre frikësimeve mbi humbjen e jetës, pilotja dhe stjuardesi arrijnë që më fund të aterojnë në pistë dhe natyrisht të gjithë u gëzuan.

Këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante do i ndjekim së bashku në episodin e rrallës së “Doktori i Mrekullive”, vetëm në ekranin e Klan Kosova.