Episodi i ri i “Doktori i Mrekullive” vjen me zhvillime interesante NULL NULL 26.01.2021 10:23 26.01.2021 10:23 Episodi i sotëm i “Doktorit të Mrekullive” nis me një tendencë të Dorukut për ta hipur në veturë Aliun, dhe ai e arrin këtë qëllim. Por caku i Dorukut ishte t`i bënte një video Aliut gjersa ai voziste, në mënyrë që të merrte ndonjë pëlqim nga doktor Adili. Kur Aliu e kupton këtë situatë, fare nuk ndihet mirë. Doktor Adili fillon terapitë, dhe motra Silvi është aty për t`ia treguar se si vozit Aliu, përmes videos së Dorukut, dhe ai gëzohet. Ali tensionohet me sekretareshen Gulin, sepse ajo ka harruar ta njoftojë atë për ardhjen e një raporti. Tanxhu nuk e lejon Aliun që të merret me gjetjen e djalit të pacientit dhe djaloshi me Sindromin Down mbetët rrugëve i vetmuar. Aliu kërkon ndihmë nga koleget për ta gjetur djaloshin e ri, dhe si duket ka mbështetjen e të gjithëve, por e dyshimtë mbetet mbështetja e Dorukut. Znj.Zehra i përkeqësohet gjendja, ajo po fillon të bie në komë dhe Nazel dëshiron që të ja dal e vetme kësaj here. Aksioni për gjetjen e djaloshit filloi, derisa Nazel është në operacion së bashku me Tanxhun, fatmirësishit dilemat e Nazel mbi operimin dalin të sakta, dhe Tanxhu e lejon që të kryej operacionin. Ashtu edhe siç mendonte, Aliu e gjen djaloshin me Sindromën Down në Luna Park, ai vështirë bindet se Aliu do ta dërgoj tek babai i tij. Tanxhu pyet se ku ka shkuar Aliu, Doruku e gënjen at dhe mbetet vetëm Demiri t’i thotë fjalët e tij. Tanxhu i kundërvihet duke i thënë se nëse Ali ka shkuar ta kërkoj djaloshin, dhe ju nuk po më tregoni, mbaruat. Fatkeqësisht Tanxhu e mëson të vërtetën dhe i thotë Aliut në telefon se mbarove ti dhe të gjithë ata që të ndihmuan ty. Ferda bisedon me Dorukun, dëshiron që ta kuptoj se pse është ai i tillë dhe pse nuk është me askënd shok, pas disa fjalëve që ajo i thotë Dorukut, duket se do të ketë ndikim. Këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante, ju ftojmë t`i ndiqni episodin e sotëm, “Doktori i Mrekullive” vetëm në kanalin e Klan Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Dushet me ujë të ftohtë nuk janë për të gjithë: Duhet t'i shmangni nëse vuani nga këto probleme 5 days