20:40, 11 Shkurt 2019

Nuk dijnë shumë për sëmundjen e epilepsisë e as masat që duhet ti marrin nëse përballen me një rast të tillë.

Këta qytetarë do të informoheshin më shumë në rast se ashtu siç ishte paralajmëruar, të hënën në ditën botërore të epilepsisë do të shpërndaheshin fletushka për këtë sëmundje.

Kjo nuk ndodhi. I vetmi organizim që u fol për epilepsinë u mbajt në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik.

Këtu u tha se në mungesë të një sistemi informativ shëndetësor nuk dihet numri i saktë i personave epileptik në Kosovë.

Kronikë nga Iliri Pireva.