EO merr përgjegjësinë për transmetimin gabim të fushatës së PDK-së në faqen e Kuvendit NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Agjencia e lajmeve “Ekonomia Online” ka thënë se ka ndodhur një gabim kur në sajtin e Kuvendit është transmetuar fushata e PDK-së në Podujevë. Për këtë, agjencia ka kërkuar falje dhe ka shprehur gatishmëri të merr përgjegjësinë, njofton Klan Kosova. “Ne bëjmë transmetime të tilla edhe për institucione e organizata të tjera, OJQ, kompani, parti politike etj, sikur që ishte rasti i transmetimit të konferencës përmbyllëse të fushatës së kandidatit të PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës. Gjatë procesit të “crosspostingut” të kësaj ngjarjeje, është selektuar gabimisht dhe faqja e Kuvendit të Kosovës. Redaksia e EO e merr përsipër këtë gabim teknik dhe është e gatshme të përballet me konsekuencat. Ne i kërkojmë falje publike Kuvendit të Kosovës nëse kjo ka ndikuar në prishjen e imazhit”, thuhet në sqarimin e redaksisë. “Duam të theksojmë se ky ka qenë një gabim “njerëzor” dhe i paqëllimshëm. Dhe, duam të bëjmë të qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë “shkelje të autorizimeve”, sepse ne kemi transmetuar me dhjetëra ngjarje në muaj të Kuvendit të Kosovës”.