Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enver Sekiraqa lirohet nga paraburgimi, do të jetë në arrest shtëpiak

NULL NULL
15.10.2021 17:50

I akuzuari për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa është liruar nga masa e paraburgimit dhe të njëjtit kjo masë i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur mbrojtësja e Sekiraqës, avokatja Kosovare Kelmendi.

Këtë kërkesë, Kelmendi e kishte bërë gjatë seancës së 7 tetorit 2021, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ajo kishte deklaruar se familja e Sekiraqës ofron gjashtë prona hipotekë si garanci për prezencën e të akuzuarit në seancë.

Sipas avokates Kelmendi, Sekiraqa gjendet nën masën e paraburgimit afër një dekadë dhe se babanë e tij e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Unë kam edhe një arsye shtesë kësaj radhe, e që është gjendja shëndetësore e rëndë e babait të të akuzuarit i cili që nga java e kaluar gjendet i shtrirë në spital në QKUK në Prishtinë. Lidhur me këtë gjykatës do t’i dorëzoj edhe dokumentacionin mjekësor për gjendjen e babait të tij”, kishte thënë avokatja Kelmendi.

Ajo kishte deklruar se Enver Sekiraqa ndodhet në paraburgim prej nëntë vitesh duke iu shkelur të drejtat për gjykim fer dhe të drejtë.

“Ju rikujtoj se për një dekadë të qëndrimit të tij në paraburgim saktësisht 9 vite, shumë familjar të tij kanë vdekur, vazhdimi i pafund i masës së paraburgimit është shkelje flagrante e të drejtës së të akuzuarit për një gjykim fer dhe të drejtë brenda një afati të arsyeshëm ligjor”, ka thënë avokatja Kelmendi.

Por, me këtë propozim nuk ishte pajtuar prokurori special Haki Gecaj i cili kishte thënë se ishin në rigjykim dhe se duhet të dëgjohen edhe shumë dëshmitarë, prandaj sipas tij, propozimi për ndërprerjen e paraburgimit ishte i pabazuar.

Ndryshe në këtë seancë kishin munguar dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, për të cilat prokurori Gecaj ka thënë se mbetet pranë propozimit që të njëjta të ftohen përsëri në seancën e radhës, pasi sipas tij, dëshmia e tyre është e rëndësishme për ndriçimin e çështjes dhe gjendjes faktike në këtë çështje penale.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 15 nëntor 2021.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Mirëpo, Gjykata e Apelit më 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale./ Betimi për Drejtësi

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.