Lajmet e fundit

Teatri Kombëtar i Kosovës, sonte nga ora 18:00 organizon një mbrëmje përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së profesorit, artistit dhe aktorit të njohur, Enver Petrovci.
Në këtë ngjarje do të mblidhen artistë, bashkëpunëtorë, studentë, miq dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan figurën e tij, për të kujtuar kontributin e tij të rëndësishëm në teatrin dhe kulturën shqiptare.
Përmes kujtimeve dhe rrëfimeve të njerëzve që e kanë njohur dhe bashkëpunuar me të, mbrëmja synon të rikthejë në vëmendje krijimtarinë dhe veprimtarinë e Enver Petrovci, si dhe ndikimin e tij në edukimin e brezave të artistëve.
Teatri Kombëtar i Kosovës përmes kësaj veprimtarie nderon kujtimin e Enver Petrovci dhe gjurmën e tij të pashlyeshme në skenën teatrore dhe në jetën kulturore të vendit. /KlanKosova.tv
