Enver Hoxhaj: Na duhen 2-3 vota që politikisht të dalim “N’maje t’Çakorrit” (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enver Hoxhaj: Na duhen 2-3 vota që politikisht të dalim “N’maje t’Çakorrit” (VIDEO)

NULL NULL
19/03/2018

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur optimist se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi do të marrë fund nesër.

“Me sa e di unë, i kemi 79 vota. Duhet që t’i kemi edhe 2-3 deputetë që ta mbështesin këtë proces dhe të dalim në majë të Çakorrit politikisht me këtë temë”.

Megjithatë, Hoxhaj në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës nga Jerusalemi, ka thënë se nuk dëshiron që të paragjykojë votimin e paraparë për nesër lidhur me marrëveshjen e Demarkacionit.

“Në jetën time politike asnjëherë nuk kam qenë ai që ka deklaruar paraprakisht dhe publikisht se cili mund të jetë rezultati i votimit, sikurse disa prej kolegëve të mi që e kanë bërë herë pas here, të thonë ‘i kemi numrat, ose nuk i kemi numrat’. Nuk është qasja që unë preferoj në jetën dhe sjelljen time politike, por e di që koalicioni asnjëherë nuk ka pasë më shumë vota ‘pro’ kësaj marrëveshje së bashku me mbështetjen e LDK-së”.

Zëvendëskryeministri kosovar ka folur edhe deputetin goran, Adem Hoxha, i cili është përfolur së fundmi se mund të japë “votën e artë” për të përmbyllur çështjen e Demarkacionit.

“Adem Hoxha që është nga Dragashi, nga Restelica,pjesë e Listës Serbe, është takuar me përfaqësues të ndryshëm. Unë nuk kam pasur takim këto ditët e fundit me Hoxhën për një temë të tillë, por kam pasë takime me përfaqësues të tjerë të Listës Serbe. Natyrisht që kemi folur me çdo deputet, edhe me Dalibor Jevtiq që është zëvendëskryeminisër në Qeverinë e Kosovës, edhe me deputetë të tjerë të partive politike shqiptare në Kuvend të Kosovës që janë në opozitë”.

Enver Hoxhaj e ka cilësuar votën për Demarkacionin si më të rëndësishmen në Kuvendin e Kosovës.

“Vota për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit është një ndër votat më të rëndësishme në Kuvend të Kosovës. Ka qenë temë që e ka ndarë jetën tonë politike për arsye të ndryshme, por pas marrëveshjes që kanë nënshkruar dy presidentët, edhe shqiptarët edhe të tjerët nuk duhet të kenë hezitim të votojnë këtë marrëveshje”.

“Kjo temë nuk duhet të shtyhet në pafundësi. Edhe nesër do të punojmë deri në orët e fundit që ta sigurojmë votën e secilit”.

Për më shumë ndiqeni videon: