Enver Hasani e përfundon mandatin në Gjykatën Kushtetuese (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enver Hasani e përfundon mandatin në Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

NULL NULL
16/06/2015

Për gjashtë vjet sa e udhëhoqi Gjykatën Kushtetuese, Enver Hasani shkarkoi dy presidentë shteti, vendosi për kryeparlamentarin dhe e përsëriti procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.

Dy mandateve të tij tash u erdhi fundi.

Punën e këtij institucioni ua la të tjerëve që ta vlerësojnë.

Enver Hasani tha se vendimet e kësaj Gjykate u morën model edhe nga vendet e rajonit, transmeton Klan Kosova.

Ai mohoi se nga juristi do të shndërrohet në diplomat.

Pasi të përfundojë mandatin, kreu i Kushtetueses do t’i kthehet Universitetit.

Kronikë nga Dibran Istrefi.