Enrique Iglesias me 9 çmime nga Billboard Latin Awards NULL NULL 01.05.2015 18:02 01.05.2015 18:02 Mbrëmë janë mbajtur çmimet kryesore latinë në muzikë, Billboard Latin Music Awards 2015. Në këtë ceremoni më së shumti çmime mori Enrique Iglesias, me gjithsej 9 nga 19 nominime sa kishte pasur. Shakira u shpall si artistja më e njohur në internet, pasi që ka 10 milionë pëlqime në Facebook , më shumë se secili artist tjetër në botë. Jennifer Lopez nderoi këngëtaren e vrarë vite më parë, Selena duke kënduar disa këngë të saj. Artisti me turneun më të realizuar latin u shpall Marc Anthony ndërsa Santana mori shpërblimin për albumin më të mirë. Romeo Santos është shpallur artisti i vitit. J Balvin ndonëse emër i ri në skenë, ka marrë gjithsej 12 nominime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.