Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enrique e thotë me bindje: Dembele e meriton Topin e Artë

NULL NULL
15.06.2025 09:17

Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, ka folur para mediave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para ndeshjes debutuese të ekipit në Kupën e Botës për Klube kundër Atletico Madrid.

Enrique ndau pikëpamjet mbi përgatitjet e skuadrës, pritshmëritë dhe formën aktuale të disa lojtarëve.

Ai foli edhe për Ousmane Dembele, për të cilin ishte i prerë, duke thënë se nuk i interesojnë këto çmime, edhe pse mendon se ylli i skuadrës së tij e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’.

“Nuk më interesojnë aspak këto çmime individuale, por mendoj se Dembele e meriton Topin e Artë pa asnjë dyshim”, tha Enrique.

Spanjolli komentoi edhe suksesin e skuadrës së tij në Champions League.

“Është një ndjenjë shumë pozitive sepse kemi bërë histori. Jemi të kënaqur, por tani fokusi është te gara e ardhshme. Duhet të jemi gati në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai.

Për trofetë sezonalë, Enrique theksoi se PSG tashmë i ka fituar të gjitha titujt kryesorë, por Kupa e Botës për Klube mbetet një sfidë e re: “Kemi besim dhe ambicie për ta fituar.”

Ai lavdëroi mentalitetin e lojtarëve gjatë stërvitjeve: “Ambicia është aty. Të jemi një referencë për ekipet e tjera është një nder, por presioni duhet të përkthehet në fushë”, tha Enrique.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.