Enes Muzaqi dorëhiqet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit të Trepçës

Enes Muzaqi dorëhiqet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit të Trepçës

NULL NULL
1 week më parë

Enes Muzaqi ia ka paraqitur dorëheqjen e tij bordit të Trepçës.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkaqe shëndetësore.

“Kohët e fundit nuk jam ndier mirë me shëndet dhe kjo është arsyeja e dorëheqjes sime”, është shprehur ai për KlanKosova.tv.

“Dorëheqja nuk ka të bëjë me ndonjë presion, sepse unë edhe në të kaluarën kam qenë pjesë e Trepçës. Tash do të kthehem në pozitën që e kam pasur më parë si Drejtor për Hulumtime, Zhvillim dhe Mjedis”.