Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Endriti viziton Ballën, ia përcjell urimet e Thaçit për zgjedhjet në Shqipëri

NULL NULL
17.06.2025 19:21

Ministri i Shtetit i Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në Tiranë, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.

Balla tha se Endriti i solli nga Haga përgëzime për zgjedhjet dhe lajmin e mirë se presidenti Thaçi është i fort dhe krenar për popullin e Kosovës.

“Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, shkroi Balla, transmeton Klankosova.tv.

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po mbahet në Hagë u që nga nëntori i vitit 2020.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.