Ende i pafunksionalizuar spitali pediatrik “Sheikha Fatima” (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ende i pafunksionalizuar spitali pediatrik “Sheikha Fatima” (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 27/11/2021

Janë bërë më shumë se dy muaj prej që u pre shiriti i përurimit të Spitali Pediatrik Kirurgjik “Sheikha Fatima” në QKUK.

Mirëpo ende pas kësaj ceremonie nuk është funksionalizuar ky spital për pacientët e vegjël.

E për kreun e Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, ky avaz i përurimeve pa rezultat duhet të ndalet, aq më tepër në nevojat shëndetësore, njofton Klankosova.tv.

Kodra thekson se lidhur me këtë projekt nacional po vërehet mos koordinimi i dy institucioneve kyçe, atë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar.

Derisa kjo çështje ende nuk është  ngritur deri më tani në Komisionin për Shëndetësi, të paktën kështu thotë opozitari Shemsedin Dreshaj.

Ky i fundit thotë se më e udhës do të ishte që ky spital ta fillonte punën me stafin aktual të disa klinikave të cilat janë të përfshira në spitalin e fëmijëve.

Megjithëkëtë, Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi nuk dha ndonjë afat kohor se kur ky spital do të bëhet funksional, ngase ky projekt nuk është i përfshirë në buxhetin aktual.

Mirëpo i njëjti thotë se është në kuadër të SHSKUK-së që  në mënyrë graduale ta bëjë e nisjen e funksionalizimit të këtij spitali.

Spitali i Fëmijëve është donacion nga Emiratet e Bashkuara të Arabisë.