Emocionuese: U shpëtuan nga kampi në Siri, katër fëmijët dhe gruaja prekin tokën shqiptare NULL NULL 27.10.2020 14:18 27.10.2020 14:18 Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha nëna e tyre Floresha Rasha dhe Endri Dumani, kanë prekur tokën shqiptare pas shumë vitesh në Siri. Pamjet e kësaj dite të shënuar për ta, janë transmetuar ku shihen se fëmijët u shoqëruan nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Pranë aeroportit të Rinasit kanë qenë të pranishëm edhe dhjetëra familjarë të fëmijëve që po prisnin me padurim kthimin e tyre. Në këtë pritje nuk kanë munguar edhe lotët. Në një intervistë për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur dot lotët duke thënë se është shumë e emocionuar. Gjaçka: Janë fëmijë të vegjël ç’të bëj. Jam shumë e emocionuar. Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa mbante një fëmijë në krah ka thënë: Jam e emocionuar që ja mbërritëm kësaj dite të gatshëm për tu kujdesur edhe më tej. Do i kenë të gjithë me të gjithë integrimin dhe socializimin. Ndërkohë kryeministri Rama me zërin që i dridhej nga emocionet është shprehur: Shumë mirë, duhet të kthen edhe të tjerët. Po punojmë dhe më herët se vonë do vijnë edhe të tjerët./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 1 minutë më parë
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 5 minuta më parë