Emocionohet Glauk Konjufca teksa e quan Rifat Jasharin ‘hero të gjallë’ - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emocionohet Glauk Konjufca teksa e quan Rifat Jasharin ‘hero të gjallë’

NULL NULL
06.03.2023 12:40

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është emocionuar derisa e ka quajtur Rifat Jasharin i cili është i pranishëm në seancë, legjendë të gjallë, njofton Klan Kosova.

“Lufta e Prekazit dhe sakrifica e Jasharajve është rast i pashembullt jo vetëm në historinë e Kosovës, një të ngjashme nuk  e njeh as historia e botës”.

“Lufta ishte aq legjendare, sakrifica aq sublime, sa që kombi shqiptar kaloi në një dimension tjetër të vetëdijes, kurse bota u zhvendos nga orbita e saj politike”.

Tutje, Konjufca ka thënë se sakrifica e të gjallëve nuk është më pak e vlefshme se atyre të rënëve për liri.

“Shpesh më del para syve momenti kur Baci Rifat kthehet në Prekaz mes varreve ende të freskëta. Me plis në kokë dhe mustaqet e tij të bardha, në atë ecje titanike ai barte mbi supet e tij si kreshtat e maleve tona krejt dhimbjen tonë historike por edhe krenarinë tonë më të lartë”.
“I kishte humbur 55 anëtarë të familjes, prej tyre gruan dhe 4 fëmijët e tij, prindtë e tij, vëllezërit bashkë me gratë e tyre dhe 9 nipa e mbesa. Por ishte ai që i ngushëllonte të tjerët, familjarët e gjallë, ushtarët e UÇK-së dhe bashkëfshatarët e tij”.
“Të dashur vëllezër e motra, vetëm për një minutë mundohuni, ju lutem, ta zini vendin e Bacit Rifat, dhe më thoni – a nuk është pikërisht ky definicioni i heroit tonë të gjallë”.