Emmanuel Macron ka arritur në Bejrut

Emmanuel Macron ka arritur në Bejrut

2 muaj më parë

Pas shpërthimit që ka ndodhur në Bejrut dy ditë më parë, ku la të vdekur 135 persona e mbi pesë mijë të lënduar, sot ka shkuar për t’i parë dëmet nga afër Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, raporton SkyNews, përcjellë Klan Kosova.

Dëmet e shpërthimit konsiderohet që kapin shifrën e rreth 5 miliardë dollarë, ndërsa kryeministri i Libanit ka thënë se porti i Bejrutit ishte arteria kryesore e ekonomisë dhe se rezervat që kanë momentalisht mund të zgjasin vetëm për dy muajt në vazhdim.