Emma Stone pëson lëndim në shpatull NULL NULL 26.06.2019 14:00 26.06.2019 14:00 Emma Stone po rimëkëmbet pas lëndimit që pësoi kohëve të fundit. Aktorja 30 vjeçare dëmtoi shpatullën pasi rrëshqiti në dyshemenë e një shtëpie, tha një burim për People, transmeton Klan Kosova. Nuk dihet nëse incidenti ndodhi në shtëpinë ku 30 vjeçarja po qëndronte për të xhiruar filmin e ri në Londër ose në një shtëpi të një miku. Por raportohet se lëndimi i ka ndikuar aktores në punë pasi mjekët i thanë të pushojë për dy muaj. Megjithatë, burimi tha se kjo nuk është e vërtetë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.