10:00, 8 Nëntor 2019

Meryl Streep është emëruar bashkëdrejtuese e Institutit të Kostumeve të Artit të Muzeut Metropolitan të New Yorkut.

Fituesja e çmimit Oscar e ka luajtur rolin e Miranda Priestly, një version fiktiv i redaktores së revistës së njohur “Vogue” Anna Wintour në filmin “The Devil Wears Prada”.

Wintour duket se nuk i ka mbetur hatri pasi ajo e ka zgjedhur Streep për ta udhëhequr Met Gala 2020 ku do të jetë bashkë me  Lin-Manuel Miranda dhe fituesen tjetër të çmimit Oscar, Emma Stone.

Disenjatori Nicolas Ghesquiere është emri i fundit në grupin e drejtuesve të kësaj ngjarje, transmeton Klan Kosova.

Tema e mbrëmjes së sivjetme gala është “Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja” të cilën muzeu e përshkruan si një meditim mbi natyrën afatshkurtër të modës.

Met Gala do të mbahet më 4 maj dhe si gjithmonë spektakli do të organizohet nga Andrew Bolton.

Konkurs Pune

Lexo më shumë