Lajmet e fundit

Emir Sahiti do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2, te Hannover 96. Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës është larguar nga Hamburger SV pas një viti, për t’iu bashkuar skuadrës së Hannoverit.
27-vjeçari ishte pjesë e Hamburgut që nga viti 2024, kur u transferua nga Hajduk Spliti. Me HSV-në, Sahiti zhvilloi 26 paraqitje, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar dy asistime, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, ai ishte i huazuar te Maccabi Tel Aviv, ndërsa pas rikthimit në Hamburg vendosi të kërkonte një sfidë të re.
Para transferimit në Gjermani, Sahiti kishte luajtur për disa vite te Hajduk Spliti, ku regjistroi 121 paraqitje, 18 gola dhe 16 asistime.
Tani, kosovari nis një kapitull të ri me Hannover 96, ku synon të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri.