Emily Ratajkowski tërhiqet nga aktrimi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emily Ratajkowski tërhiqet nga aktrimi

NULL NULL
07.04.2023 10:35
Emily Rajtakowski

Emily Ratajkowski nuk është më aktore.

31-vjeçarja foli për vendimin e saj për të lënë aktrimin në një intervistë të realizuar së fundmi, transmeton Klankosova.tv.

Emily bëri debutimin e saj në filmin e vitit 2014, “Gone Girl” dhe u pa gjithashtu në filmat “We Are Your Friends” të vitit 2015 dhe “I Feel Pretty” të vitit 2018. Ajo fitoi famë në vitin 2013 pasi u shfaq në videoklipin e këngës “Blurred Lines” të Robin Thicke.

Por cila është arsyeja?

“Nuk më pëlqente”.

Emily shpresonte të bëhej një “aktore serioze” pasi u shfaq në “Gone Girl”, por ajo përfundimisht pushoi agjentin, përfaqësuesin komercial dhe menaxherin e saj në vitin 2020.

“Unë nuk u besova atyre. Unë thosha: Unë mund të përballoj marrjen e telefonatave. Unë do t’i marr këto vendime. Asnjëri prej jush nuk e ka në zemër interesin tim më të mirë. Dhe të gjithë ju i urreni gratë”, tha ajo.

Emily tha për median se audicioni i saj i fundit ishte për filmin e nominuar për Oscar “Triangle of Sadness”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS