22:30, 20 Maj 2019

Emilia Clarke është e shqetësuar se çfarë mund të mendojë një person i veçantë për finalen e Game of Thrones – idoli i saj Beyonce.

Aktorja 32 vjeçare u takua me Beyonce në festën e Oskar, në fillim të këtij viti.

Në një intervistë të re që u publikua pas përfundimit të serialit, Emilia tregon se çfarë donte t’i thoshte Beyonces por nuk mundi.

“Gjithçka që doja të bërtisja ishte: ‘Të lutem, të lutem më duaj ende edhe pse karakteri im kthehet në një diktator vrasës. Të lutem, mendo ende që unë jam duke përfaqësuar gratë në një mënyrë të shkëlqyer”, tha Emilia.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë