Emigrantët dhe turistët preferojnë prodhimet artizanale shqiptare NULL NULL 22.08.2019 18:00 22.08.2019 18:00 Prodhimet artizanale shqiptare tërheqin vëmendjen e turistëve dhe emigrantëve në sezonin e verës. Dyqanet e suvenirëve në Tiranë ofrojnë prodhime të moçme mbi 1 shekullore dhe riprodhime të ditëve të sotme. Turistët dhe emigrantët të cilët kanë përzgjedhur Shqipërinë për të kalur pushimet verore, nuk largohen nga Shqipëria pa marrë diçka me vete që t’ju kujtojë këtë vend me tradita. Shumë prej tyre preferojnë suvenirët dhe prodhimet artizanale shqiptare. Dyqanet ofrojnë edhe krijime të moçme dhe riprodhime. Kërkesat janë nga më të ndryshmet sipas artizanes dhe shitëses Aida Berhami. Disa janë të qartë në zgjedhjet e tyre, madje kanë menduar çdo gjë me detaj. Ndërsa turistët preferojnë gjëra simbolike. Artizanati shqiptar është i mëshiruar tek punimet e leshit, drurit, bakrit dhe argjendit./abcnews.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 12 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se vrau komandantin e raketave të Hezbollahut në sulmin ajror në Liban 12 minuta më parë