Emërtimi i rrugës në gjuhën shqipe në Veri nxit reagimin e serbëve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emërtimi i rrugës në gjuhën shqipe në Veri nxit reagimin e serbëve

NULL NULL
01/03/2017

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq ka reaguar me emërimin e një rrugë në Suhodoll, në gjuhën shqipe.

Për këtë ai madje ka biseduar edhe më organizatat ndërkombëtare, ambasadat e huaja në Kosovë si dhe ministritë përkatëse, transmeton Klan Kosova.

“Në bisedime ka pas dakordim se veprimet e tilla të njëanshme të komunës së Mitrovicës së Jugut nuk janë ligjore dhe nuk mbështeten nga ministritë përkatëse, por që as nuk kontribuojnë në bashkëjetesën normale mes serbëve dhe shqiptarëve në Suhodoll”, ka thënë Rakiq.

Ai u ka bërë thirrje ministrive përkatëse që të bëjnë presion te komuna jugore që të ndalojë veprimet e tilla.

Rakiq ka dënuar vënien e emërimit të tabelave të rrugëve në gjuhën shqipe, duke theksuar se kjo është e papranueshme dhe e kundërligjshme.