Lajmet e fundit
Asamblisti në Kuvendin Komunal të Vitisë, Elham Emerllahu, ka folur për dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe reshjet e shiut në këtë komunë, veçanërisht në zonat bujqësore.
Ai në emisionin “Ora 7”, tha se fshatrat Skifteraj, Radivoj, Budrik, Remnik dhe zona të tjera janë përballur vazhdimisht me dëme të mëdha, ndërsa shumë familje e kanë bujqësinë burim kryesor të të ardhurave.
Emerllahu ka theksuar se dëmet nuk janë kompensuar nga niveli qendror gjatë tri viteve të fundit.
“Ka tre vitet e fundit që këta fermerë nuk janë kompensuar nga institucionet qendrore”, ka deklaruar Emerllahu.
Ai tha se vetëm në nëntor të vitit të kaluar kishte dëme nga breshëri, ndërsa në korrik dhe gjatë ditëve të fundit fermerët janë përballur sërish me dëme të mëdha.
Për dëmet e mëdha të shkaktuara nga stuhitë kanë bërë të ditur edhe vetë banorët, përmes pamjeve të dërguara në redaksinë e Klan Kosova.
https://klankosova.tv/ererat-e-forta-i-demtojne-te-mbjellat-dhe-seren-banorit-ne-skifteraj-foto