21:25, 16 Shkurt 2020

Elton John, dukshëm i mërzitur, është detyruar të ndërpresë një koncert në Zelandën e Re pasi u ndje keq, për shkak të pneumonisë. Muzikanti 72 vjeçar, humbu zërin në mes të koncertit që po mbahej në stadiumin e Oklandit, Mount smart, të dielën.

Kam humbur tërësisht zërin tim. Nuk mund të këndoj – tha John para turmës. Duhet të shkoj, më vjen keq – përfundoi ai.

Elton Jon u duk se shpërtheu në lot kur në një moment u përkul mbi piano dhe tundi kokën.

Audienca e shoqëroi këngëtarin me ovacione ndërsa ai dilte nga skena, i ndihmuar nga disa asistentë. Më herët ai i kishte thënë shikuesve në stadiumin e mbushur plot, se ishte diagnostikuar me pneumoni.

Koncerti ishte i pari në Zelandën e re, në kuadër të turit të lamtumirës të Elton John.

John duket se është prekur nga një pneumoni jo e zakonshme, një lloj infeksioni në mushkëri i shkaktuar nga baktere apo viruse.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë