8:30, 20 Shkurt 2020

Këngëtari i njohur, Elton John, para disa ditësh është detyruar të ndërpresë koncertin në Zelandë të Re, pasi i humbi zëri.

72-vjeçari, i cili në mes të turneut “Yellow Brick Round” filloi të qante, nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej për shkak të pneumonisë.

Ndërsa tani, sipas një njoftimi thuhet se koncertet e Elton John janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Megjithë përpjekjet e tij për të mos zhgënjyer kurrë fansat, pas konsultimeve me mjekët dhe specialistët është vendosur që shfaqjet e Elton John të shtyhen për në 15 dhe 16 janar të vitit 2021”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

Elton John mes lotëve ndërpret koncertin në Zelandën e re: Nuk kam më zë

Konkurs Pune

Lexo më shumë