Lajmet e fundit

Talenti i ri Elti Popova, vetëm 16 vjeç, ishte i ftuar në emisionin "Weekend" në Klan Kosova, ku foli për rrugëtimin e tij në botën e muzikës dhe për hapat e parë drejt një karriere artistike.
Popova tregoi se dashuria për muzikën dhe instrumentet ka filluar që herët. Ai ka ndjekur me interes festivale dhe shfaqje të mëdha muzikore, të cilat kanë ndikuar që të zbulojë talentin e tij. Daljet e para publike i kishte bërë në programet e shkollës fillore, ku sipas tij vlerësimet kanë qenë të menjëhershme dhe inkurajuese.
Një moment i veçantë në karrierën e tij të re ishte pjesëmarrja vitin e kaluar në "Albania's Got Talent", ku arriti deri në gjysmëfinale. Popova e cilësoi atë si një përvojë shumë të mirë dhe një fillim të rëndësishëm për rrugëtimin e tij.
"Unë gjithmonë kam pasur ndoshta qejf me qenë njëfarë lloj në pjesën e muzikës edhe gjithë kam pasur qejf instrumentet, kështu kam shikuar shumë festivale, show të mëdhenj që kanë mbajtur artistët edhe gjithmonë më kanë pëlqyer. Edhe fillova, e pashë që domethënë po e kam atë talent dhe fillova me e shfaqur në programet e shkollës që kanë qenë në shkollë fillore. Edhe kur fillova për herë të parë, krejt më thoshin që shumë mirë, vazhdo e të tjera. Edhe profa kështu, vazhdova, vazhdova kur domethënë edhe familja më përkrahi. Edhe pastaj jam shkuar edhe në shkollën e muzikës,ku aty jam duke mbajtur domethënë që ndoshta që katër vite, ku aty jam duke kaluar shumë mirë edhe e kam parë që më ka ndihmuar shumë. Pastaj, vitin e kaluar kam qenë edhe në një talent show, në "Albania's Got Talent", ku aty kalova shumë mirë deri në gjysmëfinale. Ishte një eksperiencë shumë e mirë domethënë për fillimin tim".