Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elshani jep detaje për armatimin që iu gjet Arsenijeviqit: Sasia konsiderohet e rrezikshme

NULL NULL
23.06.2025 14:27

Të dielën e 22 qershorit një sasi e madhe e armatimit u kap në Vallaq të Zveçanit. Arsenali i armëve u gjet brenda një objekti që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Kështu pati deklaruar ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, armët, municioni, granatat e dorës dhe zollat ishin gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë.

Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today”, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se Arsenijeviq nuk ndodhet në Kosovë, por që sipas tij sapo të hyjë në territorin e vendit, do të ndalohet.

“Ne kemi vepruar menjëherë pasi nuk kemi pasur mundësi me prit për kohën, sepse është delikate, sidomos për veriun. Nëse kemi informacion që ne e konsiderojmë që mund të jetë i arsyeshëm dhe me dyshim të bazuar, ne reagojmë. Kemi shku, e kemi gjetur armatimin që edhe e keni pa, edhe për neve tani është një person që është me interes për t’u intervistuar. Nuk e kemi arrestuar askënd”.

“Sipas informacioneve që kemi ai nuk është në Kosovë, sidoqoftë në momentin e parë që do të jetë në kufi ose do të lajmërohet tek ne, i njëjti do të ndalohet, do të intervistohet e mandej varet nga Prokuroria për veprime të mëtejshme”, u shpreh Elshani.

Ndër të tjera, Elshani tha se Krimet e Rënda në Prishtinë po merret me rastin.

Elshani po ashtu tha se sasia e gjetur e armatimit konsiderohet si e rrezikshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.