Elseid Hysaj reagon pasi u quajt fajtor për humbjen ndaj Italisë: Kërkoj ndjesë, ishte gabim NULL NULL 17.06.2024 18:54 17.06.2024 18:54 Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj. Kombëtarja e Shqipërisë e humbi ndeshjen e parë me rezultat 2:1 kundër Italisë. E për këtë humbje fajtor po konsiderohet mbrojtësi, Elseid Hysaj. Ai u ‘kryqëzua’ për pranimin e golit të dytë që u shënua nga “Azzurët” në minutin e 16-të nga Nicolo Barella. Hysaj u tha nga opinioni se qëllimshëm e kishte ulur kokën pas plasimit të goditjes nga Barella, duke ia mundësuar kështu që topi të përfundonte në rrjetën e portës shqiptare. Por, sot mbrojtësi shqiptar reagoj duke kërkuar falje. 30-vjeçari, ish-futbollisti i Napolit tha se kjo ishte një gabim loje u shpreh ai. Elseid Hysaj reagimin e tij e bëri në Instastory. Elseid Hysaj kërkon falje për humbjen e pësuar nga Italia *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.