Elon Musk zbulon çmimin e një bilete për të udhëtuar në Mars NULL NULL 13.02.2019 17:33 13.02.2019 17:33 Të udhëtosh për në planetin Mars, një ditë mund t’ju kushtojë për më pak se 100 mijë dollarë amerikanë. Kështu ka bërë të ditur Elon Musk, dhe ai thotë se edhe kthimi nga Marsi mund të jetë edhe më lirë poqëse nuk preferoni të qëndroni në atë planet, njofton Klan Kosova. Miliarderi Elon Musk shpreson se një ditë do të marrin qytetarë për të dërguar në planetin tjetër me shpresën se ata mund të jetojnë atje. Dhe një udhëtim do të jetë përfundimisht relativisht i lirë, thotë ai, edhe pse kjo varet pjesërisht nga fakti se sa njerëz duan të shkojnë atje, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.