Elon Musk thotë se ekipi ligjor i Twitterit e akuzon se e ka shkelur një marrëveshje NULL NULL 16.05.2022 18:35 16.05.2022 18:35 Biznesmeni Elon Musk ka thënë se ekipi ligjor i Twitterit e ka akuzuar atë për shkelje të një marrëveshjeje për moszbulim të të dhënave të disa përdoruesve të kësaj platforme. Shefi ekzekutiv i makinave elektrike Tesla ka theksuar se këta zyrtarë të Twitterit ishin ankuar për 100 llogari, për të cilat thanë se Musk e kishte shkelur marrëveshjen që e kishin me ta. Musk, të premten, ka shkruar në Twitter se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të privatizuar Twitterin ishte “përkohësisht në pauzë”, ndërsa ai pret të dhëna për përqindjen e llogarive false në Twitter. Ai tha se ekipi i tij do të testonte “një mostër me 100 përdorues” në Twitter për të identifikuar nëse ka robotë. Sipas Musk, ky sqarim i tij ka shkaktuar që të marrë një reagim nga ekipi ligjor i Twitterit, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.