Elon Musk po do ta blejë Liverpoolin NULL NULL 07.01.2025 18:29 07.01.2025 18:29 Elon Musk Babai i njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, ka thënë se djali i tij do të donte ta blinte Liverpoolin. “Fenway Sports Group”, grup i cili e futi Liverpoolin në portfolion e tij sportive më 2010, ka qenë në kërkim të investimeve të jashtme në të kaluarën, por asnjëherë shitja e plotë nuk është konsideruar seriozisht. Megjithatë, Errol Musk është pyetur nëse djali i tij ia ka vënë syrin Anfield-it. “Nuk mund të komentoj për këtë. do ta rrisin çmimin”, tha Musk i vjetër për “Times Radio”. Kur u pyet sërish për atë nëse Eloni do të donte të blente Liverpoolin, ai shtoi: “Oh, po. Por kjo nuk do të thotë se po e blen”. “Do të donte, po, është e dukshme. Çdokush do të donte – edhe unë”. Majin e vitit të kaluar, “Forbes” e renditi Liverpoolin si klubin e katërt më të vlefshëm në botë, me një vlerë prej 5,184 miliardë euro. Por, kjo është vetëm pak mbi 1 për qind e pasurisë totale të Muskut, e cila besohet të jetë mbi 413 miliardë euro. FSG shpesh janë kritikuar nga një pjesë e fansave për mungesë investimesh në ekip. /Klankosova.tv