Eliminoni aromën e pakëndshme në veturë NULL NULL 03/06/2015 03/06/2015 Pa marrë parasyshë se sa e rehatshme është një makinë për të bërë një udhëtim të thjeshtë, aroma brenda saj mund të jetë e pakëndshme për ju dhe pasagjerët tuaj. Andaj këtu kemi disa këshilla se si të mbani ambientin e freskët në veturën tuaj duke eliminuar aromat e pakëndshme, të cilat mund të sjellin rezultat edhe vjellje gjatë udhëtimit. Pastroni makinën tuaj, kushtoj vëmendje të veçantë tepihëve, dhe kroskove më të koklavitura. Pastroni sipërfaqet e automjetit, për qelq të keni kujdes të mos u mbesin shenjat e gishtave përdorni ndonjë gazetë për të finalizuar pastrimin, nëse është ditë e ngrohtë rrokullisni dritaret dhe lëreni ajrin të depërtoi në makinë. Pastroni karriget me furqë para se të i pastroni me ndonjë detergjent, apo fshesë elektrike, largoni ato nga vendi i tyre për momentet gjatë pastrimit për të hequr ndonjë gjurmë të papastër apo gurë si pasojë e këpucëve. Pastroni makinën pastaj me fshesë elektrike, edhe tepihët e automjetit, dyshemetë e gjithçka që përmbanë gjurmë të papastërt. Pasi të pastroni, përpiquni të gjeni aromatizues, pasi që faktorët kryesorë që dëmtojnë ambientin në veturë janë tymi i cigarës, dhe bakteriet të cilat vijnë nga ushqimet e llojllojshme që konsumohen në veturë. Andaj ndërroni filterët aromatizues, mbani ata më të freskëtit që janë, kujdes edhe në përmbajtjen e tyre.