Eliminohet Galatasaray, AZ Alkmaar nuk mposhtet në Stamboll NULL NULL 20.02.2025 21:06 20.02.2025 21:06 Fitorja 4-1 në ndeshjen e parë, krijoi komoditet për futbollistët e AZ Alkmaar që në Stamboll të luajnë pa presion. Holandezët madje krijuan sonte epërsi të dyfishtë, kur fillimisht në pjesën e parë Seiya Maikuma, e në të dytën Denso Kasius, realizuan për 0-2, njofton Klankosova.tv. Krejt çka mundën të bëjnë turqit para tifozëve të tyre, ishte ta barazojnë rezultatin me golat e Victor Osimhen dhe Roland Sallai, për ta mbyllur krejt takimin 2-2. Në 1/8-ën e finales në UEFA Europa League, pos AZ, kaloi edhe Roma e cila e mposhti Porton në “Olimpico” 3-2, sidhe rumunët e Steaua Bukureshtit, që mundën grekët e PAOK me rezultat 2-0.