Eli Fara zbulon detaje nga kënga me Stresin për Festivalin e RTSH-së! NULL NULL 17.11.2019 16:00 17.11.2019 16:00 Eli Fara, këngëtarja e mirënjohur shqiptare ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Klanifornia”. Ndër të tjera, Eli u pyet nga Marina Vjollca për bashkëpunimin me Stresin, për Festivalin e RTSH-së. Këngëtarja, e vendosur në siklet nga moderatorja zbuloi titullin e këngës dhe ca fjalë për reperin. “Kënga do të titullohet “Bohem”, kisha kohë që mendoja një bashkëpunim me një artist interesant, simpatik të brezit të ri që këndon rap, hip-hop dhe Arkimedi është një artist që ka një botë shpirtërore shumë të butë, sensuale”- u shpreh Eli e cila u shoqërua me duartroktije nga publiku në sallë, shkruan Blitz.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.