Elhami Shabani dhe Herolind Nishevci fitojnë medalje në Poreç të Kroacisë

Elhami Shabani dhe Herolind Nishevci fitojnë medalje në Poreç të Kroacisë

NULL NULL
2 months më parë

Dy medalje tjera janë fituar sot nga karateistët në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Medaljen e argjendtë e fitoi Elhami Shabani në kategorinë -75 kg. Ai shënoi katër fitore, ndërsa humbje pësoi në finale nga turku Enes Bulut.

Herolind Nishevci u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë +84 kg. Nishevci shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi Luka Vukoviq të Serbisë, transmeton Klankosova.tv.

Një ditë më parë, medaljen e bronztë e fitoi Fortesa Orana.