Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Elemental” ka premierën më të shikuar të filmit në Disney+ të vitit 2023 A.H

NULL NULL
19.09.2023 23:07
ELEMENTAL

“Elemental” ka thyer rekorde pas debutimit të tij në Disney+.

Disney tha në një deklaratë për shtyp të hënën se filmi i animuar i Disney-Pixar është premiera më e shikuar e një filmi në Disney+ në vitin 2023.

Filmi u publikua më 13 shtator në Disney+ dhe arriti 26.4 milionë shikime në pesë ditët e para të transmetimit. Filmi pati premierën më të shikuar të filmit të animuar që nga Disney-Pixar’s “Turning Red” në mars 2022.

Përveç kësaj, filmi është ndër 10 premierat më të mira të filmave të Disney+ të të gjitha kohërave, raporton Upi, transmeton KlanKosova.tv.

“Elemental” zhvillohet në Element City, ku banorët e zjarrit, ujit, tokës dhe ajrit jetojnë së bashku.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.