Elektrizohet palestra “Minatori” pas fitores së Trepçës kundër Pejës (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 03.05.2023 22:21 nga Endrit Zogaj 03.05.2023 22:21 Trepça e ka fituar betejën e parë ndaj Pejës në sfidën e parë finale me rezultat final 94-86. Palestra “Minatori” në Mitrovicë ishte e stërmbushur dhe e zhurmshme gjatë gjithë takimit. Megjithatë, salla u elektrizua nga tifo grupi “Torcida” kur Trepça arriti të triumfoi. Më meritori për fitoren e parë të “Minatorëve” ishte James Artis me 27 pikë, 2 kërcime e po aq asistime. Ndeshja e dytë ndërmjet Pejës dhe Trepçës do të zhvillohet të dielën në palestrën “Karagaçi”.