Elbasan: Arrestohet personi që vidhte në banesat e dëmtuara nga tërmeti NULL NULL 02.07.2020 09:54 02.07.2020 09:54 Policia në Elbasan ka zhvilluar një operacion të koduar “Pallati”. Në këtë aksion policie është arrestuar një 35-vjeçar, i cili vidhte në banesat e dëmtuara nga tërmeti. Sipas policisë me arrestimin e tij janë zbardhur edhe shtatë vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit. I arrestuari është Xh.K., 35 vjeç, i cili banon në Durrës. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer disa vjedhje në qytetin e Durrësit, duke u futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme/Tch. Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Pallati”, për zbardhjen e vjedhjeve në banesat e dëmtuara nga tërmeti. Arrestohet një 35-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit të koduar “Pallati”, arrestuan në flagrancë shtetasin: Xh. K., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer disa vjedhje në qytetin e Durrësit, duke u futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme, konkretisht: – Më datë 16.04.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet ka vjedhur në një pallat, 10 matës uji; – Më datë 29.04.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit N. K., matësin e energjisë elektrike; – Më datë 29.05.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur matësit e energjisë elektrike në një pallat; – Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases A. Ll., një kondicioner; – Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet e ka vjedhur 10 matës uji në një pallat 5-katësh në pronësi të shtetasit Sh. H.; – Më datë 23.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur mobiliet në banesën e shtetases R. B.; -Më datë 26.06.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. A.; Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 19 minuta më parë