‘Elbasan Arena’ blindohet nga forcat e rendit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Elbasan Arena’ blindohet nga forcat e rendit

NULL NULL
06/09/2018

Policia e Shqipërisë, ka treguar për mbarëvajtjen e ditës së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, e cila do të zhvillohet të premten nga ora 20:45.

Ky institucion ka thënë se të pranishëm do të jenë 670 forca policore të FNSH, RENEA, Delta, njësia antieksploziv, policia kriminale dhe ajo kufitare, transmeton Klan Kosova.

Monitorim do të ketë edhe nga ajri dhe do jenë 7 pika hyrëse në stadium të cilat do të menaxhohen nga repartet e ndërhyrjes së shpejtë.

Pos këtyre, policia thotë se struktura të specializuara janë duke monitoruar edhe rrjetet sociale për të identifikuar individët dhe grupe që mund të bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit apo aktiviteteve tjera kriminale.