14:00, 15 Korrik 2020

Aktori i famshëm britanik, Idris Elba, ka thënë që përmbajtja raciste në filma dhe seri duhet të rangohet dhe jo të cenzurohet.

“Besoj shumë në lirinë e shprehjes. Por liria nuk është e përshtatshme për të gjithë”, ka thënë ai për Radio Times.

“Prandaj kemi sistem rangimi; ne ju themi që kjo përmbajtje e caktuar është e ranguar U, PG, 15, 18”.

“Për ta përqeshur të vërtetën, ju duhet ta dini atë. Por t’i cenzuroni temat raciste brenda një shou, që t’i tërhiqni ato – pa pritni një sekond, mendoj që shikuesit duhet ta dinë që njerëzit kanë bërë shfaqje të tilla”.

Elba ndonëse i ka përgëzuar për mundin komisionerët që po i tërheqin filmat dhe seritë me përmbajtje raciste, ai prapë nuk beson që kjo të jetë zgjidhja për të vërtetën dhe të duhurën.

“Me gjithë respektin për kohën dhe lëvizjen, komisionerët dhe mbajtësit e arkivave që po i tërheqin gjërat për të cilat mendojnë se janë të pavend në këtë kohë – shumë mirë dhe mirë për ta. Por mendoj, që për të shkuar përpara, njerëzit duhet ta dinë që pranohet liria e fjalës, por audienca duhet ta dijë se ku po hyjnë”.

“Nuk besoj në cenzurë. Besoj se duhet të lejohemi ta themi atë që duam ta themi. Sepse, megjithatë jemi krijues tregimesh”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë