Elba: Aktrimi, si terapi për mua

Elba: Aktrimi, si terapi për mua

NULL NULL
2 months më parë

Aktori anglez, Idris Elba, ka thënë që kur i luan disa personazhe për të është sikur terapi.

“Rolet që i pranoj kanë prirje ta kenë atë ndërlikueshmëri, dhe e shijoj zhytjen në to, sepse, po, është koha për terapi”, ka thënë Elba.

“Shumë herë lexoj diçka në një skenar dhe mendoj, ah në mënyrë të fshehtë po ballafaqohem me të”.

Elba ka lënë të kuptohet se disa role që i luan në fakt janë të fshehura në personalitetin e tij dhe ai vetëm sa përballet me to.

“Nëse vetëm je duke u përballur me elemente të caktuara të vetë personalitetit tënd, a është njëmend aktrim kjo punë? Nganjëherë njerëzit më thonë, ‘Ke qenë shumë i mirë në këtë ose atë rol, dhe unë mendoj, ‘Nuk po e kuptoni. Unë po përballesha me atë m** së vërteti”.