Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

El-Sisi dhe Putini flasin për armëpushim në Gaza

NULL NULL
09.12.2023 16:21

Presidenti egjiptian Abdel-Fattah el-Sisi dhe presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të punojnë së bashku për të arritur një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Diskutimi i tyre për zhvillimet rajonale u realizua përmes telefonit, bëri të ditur zëdhënësi presidencial egjiptian Ahmed Fahmy, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Të dy presidentët ranë dakord të vazhdojnë të veprojnë, seriozisht, për të arritur një armëpushim, duke theksuar nevojën imperative që komuniteti ndërkombëtar të marrë përgjegjësitë e tij në këtë drejtim”, tha ai në një deklaratë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.