Lajmet e fundit

Stephan El Shaarawy është zyrtarisht rikthyer te Genoa, klub që e kishte zbuluar dhe ku kishte nisur rrugëtimin e tij në futbollin profesionist.
33-vjeçari bashkohet me klubin nga Genova si lojtar i lirë, pas përfundimit të aventurës së tij te Roma. Marrëveshja është arritur dhe El Shaarawy do të veshë sërish fanellën kuqezi.
“Faraoni” debutoi me Genoan në Serie A në vitin 2008, në ndeshjen ndaj Chievos, ndërsa në vitin 2011 u transferua te Milani për rreth 20 milionë euro. Më pas karriera e tij e çoi te Monaco, Roma dhe Shanghai Shenhua.
Tani, pas 16 vitesh, El Shaarawy rikthehet aty ku gjithçka nisi, ndërsa në Genoa do të punojë sërish me Daniele De Rossin, këtë herë si trajner.