“El Clasico” i takon Barcelonës NULL NULL 19.03.2023 23:10 19.03.2023 23:10 Barca është fituesi e “El Clasicos”. Ekipi i Xavi Hernandez, e mposhti rivalin e përbetuar të tij Real Madridin me rezultat 2:1. Madje, ata ishin në disavantazh pasi mysafirët shënuan të parët. Autogoli i Ronald Araujo, i mundësoi “mbretërve” kalimin e hershëm në epërsi qysh në minutën e 9-të. E në fundin e pjesës së parë, rezultatin e barazoi Sergio Roberto. Roberto, shënoi në minutën e 45-të. Por, blaugranat nuk i lëshuan pikët nga duart. Franck Kessie, shënoi për 2:1, në fundin e takimit. Aktualisht, Barca e ka vendin e parë në La Liga, me 66 pikë apo nëntë pikë më shumë se Real Madridi që është në vendin e dytë. Reali Madrid në epërsi ndaj Barcës, Araujo shënon autogol (VIDEO) El Clasico: Barca e barazon rezultatin (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.