Ekziston universi paralel ku koha ecën prapa? NULL NULL 31.07.2020 16:23 31.07.2020 16:23 Një artikull në Daily Star pohon që shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar se ekziston një univers paralel ku koha ecën mbrapsht. Pra, ku të gjitha rregullat e fizikës zbatohen së prapthi. Përderisa fizikanët kanë debatuar që nga viti 1952 se a jetojmë apo jo në një multivers, që kur shkencëtari Erwin Schrodinger ka pohuar se një gjë e tillë mund të ekzistojë, këto teori nuk kanë pushuar kurrë. Por si është ardhur deri te ky supozim? ANITA, një antenë e NASA-s e ka përdorur një balonë të madhe për t’i dërguar antenat elektronike lart në ajrin e ftohtë dhe të thatë të Antarktikës – ku ka pak ose jo radio zhurmë për t’i deformuar të gjeturat e tyre. Kur është kthyer balona, ata e kanë parë se ajo ka pranuar një sinjal të grimcave të energjisë së lartë- energji që është më e fuqishme se çdo gjë që ne mund ta gjenerojmë. Objektet e energjisë së lartë ndalen nga materia e ngurtë e planetit tokë, e që i bie se këto grimca mund të hetohen vetëm nëse vijnë nga poshtë hapësirës së jashtme. Ndërkaq nëse vijnë “nga lart” atëherë kjo lë të kuptohet se këto grimca po udhëtojnë prapa në kohë. Shpjegimi shkencor është shumë i pakuptueshëm për laikët andaj ata janë munduar që ta thjeshtojnë: Gjatë momentit të Big Bangut, teorisë së shpërthimit të madh të krijimit të universit, në të vërtetë janë formuar dy universe – i yni dhe një tjetër që nga perspektiva jonë vepron së prapthi. Natyrisht, nëse ky univers paralel ka banorë, atëherë ata neve do të na shihnin sikur ne po e jetojmë jetën së prapthi. Edhe pse kjo është paraparë si mundësi, disa hulumtues të tjerë thonë që është shumë herët që ANITA të ketë pranuar një sinjal nga një anti-univers. Pat Scott nga Universitetii Queensland-it, ka thënë që kjo ide ka sens, mirëpo nuk është shpjegimi i vetëm i këtij fenomeni. Pra, kjo mbetet vetëm si teori dhe shkencëtarët janë shumë të ndarë sa i përket vërtetësisë së këtij pohimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.