Ekuadori mund ta përzë Julian Assange nga ambasada në Londër NULL NULL 09.02.2017 15:30 09.02.2017 15:30 Të famshmit Julian Assange, së shpejti mund t’i kërkohet që të largohet nga ambasada e Ekuadorit. Bosi i Wikileaks’it, ka qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga vera e vitit 2012-të. Mirëpo sipas politikanëve të Ekuadorit, atij i është dhënë kohë një muaj që ta largohet nga ajo ndërtesë. Një kandidat presidencial, Guillermo Lasso, i cili do të garojë për President në zgjedhjet që mbahen javën e ardhshme, ka premtuar se do t’i kërkojë Assange që të largohet nga aty nëse fiton.