Ekstradohet shqiptari nga Greqia, kërkohej për vjedhje në argjendari dhe kanosje me armë NULL NULL 22.06.2025 15:49 22.06.2025 15:49 Një 45-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri pasiqë i njëjti në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, kishte vjedhur bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër Ekstradimi i tij sipas policisë shqiptare u bë në kuadër të operacionit “The Wanted” “Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.” “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim”. “Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri”, njofton Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Punë e rëndë në KEK, pamje si një punëtor del nga brendësia e kaldajës (VIDEO) 22 minuta më parë
Lajme Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme 33 minuta më parë